Trump sugjeroi gjatë një tubimi që do të mund ta shkarkojë Faucin pas zgjedhjeve

Amerika

Trump sugjeroi gjatë një tubimi që do të mund ta shkarkojë Faucin pas zgjedhjeve

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 17:05
Trump, Fauci

Presidenti amerikan, Donald Trump, sugjeroi gjatë një turneu në Florida që ai do të mund ta shkarkonte Anthony Faucin pas zgjedhjeve presidenciale.

Sipas CNN, duke folur pas mesnate pas një dite plotë fushatë, ai po ankohej për mbulimin mediatik të situatës pandemike, kur shpërtheu turma në një brohoritje “shkarkojeni Faucin”.

“Mos ia thoni askujt, por më lejoni të pres deri pak pas zgjedhjeve”, iu drejtua Trump turmës.

“Unë e vlerësoj këshillën”, tha ai.

Më vonë, Trump potencoi që Fauci ishte një burrë i mirë, mirëpo që i njëjti kishte gabuar shumë.

Të dy gjatë gjithë kësaj periudhe të pandemisë ishin përballur me disa mospajtime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat