Kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA?

Amerika

Kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA?

Nga: Beqir SINA – New York Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 18:14
Donald Trump dhe Joe Biden

NEW YORK NY : Sondazhi presidencial i SHBA, mes parashikimeve astrologjike në Indi, në mes të sondazheve të ndryshme të kryera për të parashikuar Presidentin e ardhshëm të SHBA, astrologët indian që njihen në të gjithë botën për ekzaktësin e tyre, gjithashtu kanë shprehur mendimin e tyre, pasi studiuan yjet e dy pretendentëve kryesorë, Donlad Trump dhe Joseph Biden.

Në pyetjen kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA? Cilat janë parashikimet astrologjike mbi Donald Trump, Joe Biden, në mesin e tyre, iu përgjigjë gazeta më e madhe e Indisë “New Delhi”.

E cila është një gazetë globale, dhe bisedoi me tre astrologë hindu, nga të cilët dy prej tyre kanë deklaruar se Trump do të marrë detyrën si Presidenti i 46-të i SHBA.

Në mesin e të tre astrologve indian është një astrolog me qendër në Indi dhe Dubai gjithashtu favorizoi Donald Trump, në zgjedhjet e 2016.

Nostradamus është gjithashtu duke u studiuar për të gjetur parashikimet e tij duke iu referuar sondazheve të SHBA.

New Delhi, gazeta prestigjoze dhe e ashtuquajtur globale shkruan sot se : Përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, njerëzit në Indi janë kuriozë të dinë se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Amerikës. Mes sondazheve të ndryshme që po kryhen për të parashikuar Presidentin e ardhshëm të SHBA, astrologët në të gjithë botën kanë dalë gjithashtu me mendimin e tyre pasi kanë studiuar yjet dhe pozicionet e tyre të pretendentëve kryesorë.

Një astrolog indian ka pohuar se Donald Trump do të fitojë Zgjedhjet Presidenciale të SHBA 2020. Astrologu i shënuar dhe ish-zëdhënësi i RJD, Dr Shankar Charan Tripathi, ka dhënë mendimin e tij, si ekspert për të parashikuar që Trump ka pozicione të favorshme planetare në horoskopin e tij.

Sipas zëdhënësit të BJP Avadhut Wagh, i cili gjithashtu ndau horoskopin e Trump përmes llogarisë së tij në Twitter dhe shkroi se pozicionet planetare në horoskopin e tij tregojnë se Trump do të fitojë edhe një herë në sondazhin presidencial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat