Biden: Do të shkarkojmë Trumpin

Amerika

Biden: Do të shkarkojmë Trumpin

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 23:00
Joe Biden

Duke u paraqitur në ditën e fundit të fushatës në garën për president, Joe Biden i Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se ai “do ta shkarkojë” presidentin aktual Donald Trump të martën.

Në Cleveland të Ohios, Biden ka thënë para të mbledhurve në aeroport që “hapi i parë për të mposhtur virusin është ta mposhtim Donald Trumpin”.

Pasi Trumpi kishte sugjeruar se do të shkarkojë top-ekspertin mjekësor Anthony Fauci, Bideni ka thënë se ka “një ide më të mirë”.

“Më zgjidhni mua dhe do ta punësoj Dr. Faucin dhe do të shkarkojmë Donald Trumpin”, ka thënë ai. “Donald Trump ka valëvitur flamurin e dorëzimit para virusit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat