Grenell: Kemi zbuluar votues të diskutueshëm në Nevada

Amerika

Grenell: Kemi zbuluar votues të diskutueshëm në Nevada

Nga: F.B Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Diplomati amerikan i afërt me presidenti aktual Tramp dhe i dërguari special për dialogun Grenell, ka deklaruar se ekipi i Trampit ka zbuluar 3 mijë e 62 votues të diskutueshëm, njofton “Tanjug”.

Grenell ka dy ditë që kohë pas kohe ka ngritur akuza për keqpërdorime përkatësisht votime jo të rregullta në disa shtete në procesin zgjedhor, ku zhvillohen numërimi.

Ai për gazetën amerikan “Newsmax” u shpreh se votuesit e tillë të diskutueshëm kanë votuar në Nevada ndërkohë që ata nuk jetojnë në atë shtet federal.

Grenell po ashtu konstatoi se  ndonëse ende nuk i di detajet – bëhet fjalë pët persona që dikur kanë jetuar në atë shtet.

“E dimë se kanë votuar dhe këtë e kemi paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë, iu mbetet atyre që bëjnë procedimin dhe hetojnë këtë shkelje të ligjit zgjedhor” tha Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat