Fauci: Shpresoj se Trumpi nuk do të më largojë nga puna

Amerika

Fauci: Shpresoj se Trumpi nuk do të më largojë nga puna

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 00:53
Trumpi dhe Fauci

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha të martën se shpreson që presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk po planifikon ta shkarkojë atë.

I pari i shtetit amerikan kohët e fundit sugjeroi se mund ta pushonte nga puna mjekun e famshëm pas zgjedhjeve, raporton CNN.

I pyetur nga MSNBC-ja nëse është i shqetësuar se presidenti mund të bëjë presion në drejtorin e Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë për ta shkarkuar atë, Fauci pohoi se “Shpresoj që jo”.

Ai tha se kjo nuk do të ndihmonte qëllimin e përbashkët “Pavarësisht kush jeni, pavarësisht se cila administratë, të gjithë duam që kjo pandemi të marrë fund”.

Ai tha se vaksina Pfizer, së bashku me masat e vazhdueshme të shëndetit publik, ka potencial për t’i dhënë fund pandemisë.

“Vaksina është një mjet shumë, shumë i rëndësishëm për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, tha Fauci.

Nëse vaksina miratohet nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për përdorim emergjent, Fauci tha se beson se dozat do të jenë në dispozicion për njerëzit “me përparësi më të lartë” deri në muajin dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat