Ndahet nga jeta kryebashkiaku i vetëm me ngjyrë i New York

Amerika

Ndahet nga jeta kryebashkiaku i vetëm me ngjyrë i New York

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:05
David Dinkins

Kryetari i parë dhe i vetëm me ngjyrë i New York City, David Dinkins, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

Nga të dhënat e para u tha se ai ndërroi jetë për shkaqe natyrore.

Djali i një berberi i lindur në 1927 në New Jersey, ai studioi në Universitetin Howard dhe Shkollën e Drejtësisë në Brooklyn. Më vonë vazhdoi të shërbejë si kryebashkiak i qytetit nga 1990 në 1993.

Pasardhësi i tij, Rudy Giuliani,tha se Dinkins kishte dhënë një “pjesë të madhe të jetës së tij në shërbim të qytetit tonë të madh. Ky shërbim respektohet dhe nderohet nga të gjithë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat