Arizona certifikon rezultatet – Bideni ka 0.4 për qind vota më shumë se Trumpi

Amerika

Arizona certifikon rezultatet – Bideni ka 0.4 për qind vota më shumë se Trumpi

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 20:18
Joe Biden

Zyrtarët e Arizonës të hënën certifikuan rezultatet e zgjedhjeve të shtetit.

Kandidatit demokrat, Joe Biden i takon fitorja në të njëjtën kohë që ekipi ligjor i presidentit, Donald Trump po vinte pretendime të pabazuara për mashtrim në zgjedhjet presidenciale amerikane, raporton cnn.

Sekretari i Shtetit Katie Hobbs, Gov Doug Ducey (R) dhe Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Mark Brnovich ishin të gjithë të pranishëm për të nënshkruar dokumentet që e shpallin fitues demokratin me më shumë se dhjetë mijë vota.

Hobbs dhe Ducey garantuan për saktësinë dhe sigurinë e zgjedhjeve, edhe pse Trump ka vazhduar të mbjellë dyshime për rezultatin.

Kujtojmë se Trumpi fitoi Arizonën në zgjedhjet e vitit 2016, por kurrë nuk ishte në gjendje të mbyllte hendekun me Bidenin, ku rezulton që për herë të parë që nga viti 1996 të fitojë një kandidat demokrat në Arizonë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat