Hillary Clinton: Kolegji elektoral nuk duhet ta zgjedh presidentin, por vota e popullit

Amerika

Hillary Clinton: Kolegji elektoral nuk duhet ta zgjedh presidentin, por vota e popullit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:30
Hillary dhe Bill Clinton

Ish-kandidatja demokrate për president, Hillary Clinton – midis anëtarëve të New Yorkut të Kolegjit Zgjedhor – dha votën e parë elektorale të shtetit për Joe Bidenin.

Ish-senatorja amerikane u bashkua me ish-presidentin, Bill Clinton dhe guvernatorin e New Yorkut Andrew Cuomo, të cilët janë të dy në mesin e 29 zgjedhësve të shtetit për të hedhur votat e tyre në 14 dhjetor, ndërsa organi i votimit në të gjithë SHBA-në zgjedh zyrtarisht kandidatin presidencial fitues.

Guvernatori është gjithashtu president i kolegjit elektoral të shtetit. 29 votat elektorale të shtetit iu dhanë Bidenit.

Pas votimit të saj, Clinton pohoi për shpërndarjen e Kolegjit Zgjedhor gjersa presidenti të zgjidhet nga vota popullore.

“Unë besoj se ne duhet të shfuqizojmë Kolegjin Zgjedhor dhe të zgjedhim presidentin tonë nga fituesi i votës popullore, njësoj si çdo zyrë tjetër”, shkroi ajo në mediat sociale.

Kujtojmë se Clinton kishte humbur në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, pavarësisht se kishte më shumë vota, por nuk i kishte votat e mjaftueshme elektorale.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme në nëntor, zgjedhësit mblidhen në shtetet e tyre përkatëse për të hedhur votat e tyre, të cilat më pas numërohen nga presidenti i Senatit në një seancë të përbashkët të Kongresit.

Një kandidat fitues duhet të marrë të paktën 270 vota elektorale për të fituar presidencën, ku përballë gjenden, demokrati Joe Biden dhe republikani, Donald Trump. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat