Kamala Harris vaksinohet kundër COVID-19

Amerika

Kamala Harris vaksinohet kundër COVID-19

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 21:07
Kamala Harris

Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, morën sot dozën e tyre të parë të vaksinës antiCOVID-19.

“Unë dua të inkurajoj të gjithë që të vaksinohen”, tha Harris, 56, pasi mori injeksionin e vaksinës, raporton ATSh.

“Fjalë për fjalë, kjo ka të bëjë me shpëtimin e jetës. Unë i besoj shkencës dhe janë shkencëtarët ata që krijuan dhe miratuan këtë vaksinë”, shtoi ajo.

Vaksina, e krijuar nga kompania “Moderna”, u administrua në Qendrën Mjekësore të Bashkuar, në Uashington.

Ajo kërkon dy doza që të jetë maksimalisht e efektshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat