Ivanka Trump i quan protestuesit "patriotë", merr urdhër të fshijë mesazhin

Amerika

Ivanka Trump i quan protestuesit "patriotë", merr urdhër të fshijë mesazhin

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:27
Ivanka Trump

Teksa ripostoi mesazhin e babasë së saj, Donald Trump, Ivanka iu drejtua protestuesve si “Patriotë Amerikanë”.

Ajo shtoi se “dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi të jeni paqësorë”.

Minuta më vonë, duket se reagimet e mëdha si dhe pas këshillave, bija e presidentit amerikan fshiu mesazhin e publikuar në llogarinë personale në Twitter, raporton CNN.

Ndërkohë, kaosi po mbretëron në Kongresin Amerikan pas hyrjes së mbështetësve të presidentit në hollin e saj.

Tashmë po qarkullojnë video në rrjetet sociale teksa shihen duke përleshur mbështetësit e presidentit dhe policisë së kryeqytetit, Uashington.

Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat