Nikki Haley distancohet nga Trumpi

Amerika

Nikki Haley distancohet nga Trumpi

Nga: Sherif Ramabaja Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 20:20
Nikki Haley dhe Donald Trump

Stuhia në Kapitol tronditi shumë republikanë, por shumë pak guxojnë ta thonë këtë publikisht. Ish ambasadorja e KB dhe mikja e Trumpit Nikki Haley tani kundërshton dhe thotë haptas: "Ne nuk duhej ta kishim ndjekur atë". Pika e kthesës për ta duhej të ishin thirrjet linçuese kundër Mike Pence.

Ish ambasadorja amerikane në KB, Nikki Haley, është një nga anëtarët e pakta të shquara të Partisë Republikane që prish marrëdhëniet miqësore publikisht me ish-Presidentin Donald Trump. "Ai ndoqi një rrugë që nuk duhej ta ndiqte - dhe ne nuk duhej t´i shkonim pas ose ta dëgjonim", tha Haley në një intervistë me faqen e internetit të Politico. "Dhe ne nuk do të duhej të lejojmë, që diçka e tillë sërish të përsëritet." 49-vjeçarja Haley, e cila ishte gjithashtu guvernatore e shtetit të Karolinës së Jugut, konsiderohet një kandidate e mundshme republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Kritika e qartë e Haley është domethënëse: Shumë votues republikanë qëndrojnë ende pranë Trumpit. Ata përreth tij kërcënuan të gjith ata që marrin guximin të kandidonin përball Trumpit.

 Pas dorëheqjes së Haley në 2018, New York Times e vlerësoi Republikanen si një nga të paktët njerëz të emëruar nga Trump, që mund të largohej nga zyra e saj "me dinjitet kryesisht të paprekur".

Haley në mënyrë specifike dënoi kritikat e Trump ndaj Zëvendës Presidentit Mike Pence në 6 Janar, ndërsa mbështetësit e tij po bërtisnin " Vareni Mike Pence" dhe e kërkonin atë në Kapitolin e stuhishëm. "Kjo më neveriste". Në të njëjtën kohë, Haley u përpoq të shpjegonte sjelljen e "mikut" të saj Trump: "Siç e kuptoj tani, ai sinqerisht beson se i është bërë padrejtësi". Ajo e krahasoi Trumpin me dikë që thotë se bari ështe blu. "Nëse dikush nuk mund t'i dallojë ngjyrat dhe vërtet e beson atë, a është kjo papërgjegjshmëri?" Në të njëjtën kohë, ajo pranoi në intervistë se nuk kishte më ndjenja të thellë dhembshurie të brendshme për Trumpin: "Unë kurrë nuk kam menduar se ai do të shkoj kaq larg. Unë nuk kam më ndjenjën, që të mendoi se kush është ai ... Personi me të cilin kam punuar së bashku.

Avokatët e Trump mohojnë përgjegjësinë

Në procedurat e fajësimit kundër Trumpit, vetëm demokratët po kërkojnë dënimin e tij. Pa një vendim mbi akuzën, ekziston një kërcënim për dhunë të re, të tilla si sulmet e Kapitolit më 6 janar, paralajmëruan ata në fund të provave. Ish presidenti duhet të përjashtohet nga zyrat e ardhshme politike për nxitje të trazirave, tha deputeti demokrat Jamie Raskin, i cili shfaqet si kryeprokuror. "Nëse ai sërish arrinë të kthehet në detyrë dhe po të ndodhë kjo përsëri, ne mund të fajësojmë vetëm veten tonë."

Avokatët e Trump dhe deputetët nga Partia e tij Republikane kanë mohuar çdo përgjegjësi nga ana e ish-presidentit për sulmet në Kapitol, i cili la pesë të vdekur. Kritikët thonë, nga ana tjetër, se Trump përgatiti terrenin për incidentin me akuzat e tij rresht një javë gjatë mashtrimit të zgjedhjeve. Duke pasur parasysh shumicën në Senat, procesi duhet të përfundojë me një pafajësi në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër. Sipas një sondazhi të Reuters / Ipsos të botuar të Mërkurën, 47 përqind e qytetarëve të SHBA mbështesin një dënim dhe 40 përqind e kundërshtojnë atë. Nëse Trump shpallet fajtor, ai mund të përjashtohet nga të gjitha zyrat publike. Kjo do të thotë se ai nuk duhet të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024./ Burimi: ntv.de, mau / dpa / rts, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat