Ngrin Teksasi, vendi përballet me motin më të ftohtë të regjistruar pas një shekulli

Amerika

Ngrin Teksasi, vendi përballet me motin më të ftohtë të regjistruar pas një shekulli

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:48
Teksasi

Qytetarët e Teksasit nuk ishin të vetmit që ndjenë ashpërsinë e dimrit gjatë valës së fundit të të ftohtit.

Në Pekan Gap, të Teksasit, rreth 128 km larg Dallas-it, tufat e bagëtive mbaheshin ngrohtë me zjarre, të ndezur në fuçi të mbushura me naftë.

Teksasi është përballur me motin më të ftohtë të regjistruar në më shumë se një shekull.

Në qytetin qendror të Ostinit, kryeqytetin e shtetit, temperatura minimale për shkurtin zakonisht është mes 5 dhe 9 gradësh celcius, ndërkohë që javën e kaluar temperaturat ranë në -14 gradë celcius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat