​Nju Jorku do të hapë kinematë më 5 mars

Amerika

​Nju Jorku do të hapë kinematë më 5 mars

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 01:09
Guvernatori i shtetit federal amerikan të Nju Jorkut, Andrew Cuomo

Guvernatori i shtetit federal amerikan të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha sot se kinematë mund të hapnin deri në 25 për qind të kapacitetit të sallave të kinemasë nga 5 marsi, me kusht që të mos ketë më shumë se 50 persona në hapësirë.

Maskat për fytyrë do të jenë të nevojshme, shtoi Cuomo në konferencën e sotme me gazetarët.

Kinematë janë të detyruara të mbajnë standardet për ajrosjen e sallës dhe të shënojnë vendet në të cilat mund të ulet dhe kështu të ruajnë distancën, raporton Bloomberg.

Cuomo gjithashtu njoftoi planet për të lejuar serish mbajtjen e dasmave dhe disa tubimeve të tjera, dhe në fillim të këtij muaji ai lejoi restorantet në Nju Jork të punonin gjithashtu në ambient të mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat