SHBA po ndërton armën më të fuqishme me laser në botë

Amerika

SHBA po ndërton armën më të fuqishme me laser në botë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:39
SHBA po ndërton armën më të fuqishme me laser në botë

SHBA është duke punuar për të ndërtuar armën më të fuqishme me laser në botë.

Përgjigjja Operacionale Taktike e Fuqisë së Lartë (THOR) u ndërtua në shtetin Nju Meksiko në Bazën e Forcave Ajrore Kirtland. Ajo bën të mundur mbrojtjen kundër shënjestrave të shumta njëkohësisht.

Laseri mendohet të jetë një milion herë më i fuqishëm se çdo laser tjetër në botë duke “avulluar” dronët, të ndalojë raketa ose të prishë sisteme elektronike.

“Aftësitë e energjisë së drejtuar të ushtrisë do të duhet të sigurojnë një mbrojtje të shtresuar me shumë mënyra për të mposhtur kërcënimet që vijnë. Laserët me energji të lartë vrasin një objektiv në çast, ndërsa mikrovalët me fuqi të lartë mund të vrasin grupe ose tufa. Kjo është arsyeja pse po ndjekim një kombinim të të dy teknologjive”, tha në një deklaratë gjenerali i ushtrisë L. Neil Thurgood.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat