​Brazil: Numër rekord viktimash si pasojë e COVID-19

Amerika

​Brazil: Numër rekord viktimash si pasojë e COVID-19

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:41
​Brazil

Pas disa javëve shumë të vështira si pasojë e pandemisë së koronavirusit, Brazili publikoi dje një numër rekord viktimash nga COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 1.972 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Rekordi i mëparshëm ishte 1.910 të vdekur të mërkurën e javës së kaluar, pas 1. 641 të vdekur një ditë më parë.

Në total 268.370 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Brazil që prej fillimit të pandemisë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 70.764 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të infektime në vendin më të madh të Amerikës Latine në më shumë se 11.1 milionë.

Vetëm SHBA-ja dhe India kanë publikuar shifrat më të larta. Brazili, që ka filluar vaksinimin në janar, është një prej vendeve më të prekura nga pandemia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat