Përhapja e COVID-19 nëpër botë, Brazili regjistron rekord të ri

Amerika

Përhapja e COVID-19 nëpër botë, Brazili regjistron rekord të ri

Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Brazili ka raportuar një rekord të ri ditor, me mbi 2.280 vdekje nga COVID-19, ndërsa ka aprovuar vaksinën e “AstraZeneca” për përdorim në masë.

Qeveria federale e vendit latin ka deklaruar se ka arritur ndërkohë një marrëveshje për blerjen e 10 milionë dozave ruse “Sputnik V”.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka shtuar se do të shqyrtojë prodhimin e vaksinave në fjalë në impiantet e Brazilit.

OBSH ka ngritur vazhdimisht zërin për përhapjen e epidemisë në Brazil, që është vendi i dytë më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara, me thuajse 273 mijë vdekje dhe 22.3 milionë raste infektimi.

“Në Brazil nevojiten masa shumë serioze që duhen marrë në bashkëpunim me komunitetin, si dhe mesazhe të qarta nga autoritetet përsa i takon situatës. Gjithashtu, krahas masave të reja duhen përforcuar ato aktuale, me ndihmën e sistemit shëndetësor dhe pjesëmarrjen e popullsisë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden dhe liderë të aleancës së Indo-Paqësorit, e njohur si QUAD, njoftuan të premten planin për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të vaksinës kundër coronavirusit në Indi.

Propozimi u njoftua gjatë një takimi virtual të liderëve të Australisë, Indisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat