Ushtria amerikane pajiset me syze të veçanta

Amerika

Ushtria amerikane pajiset me syze të veçanta

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Ushtria amerikane çdo ditë e më shumë po e arsyeton epitetin e shtetit më të fuqishëm në botë – e këtë më së miri e dëshmon fakti se ushtarët janë pajisur më syze të veçanta për shikim nëpër misione që kryhen zakonisht gjatë natës.

Pavarësisht kushteve klimatike, syzet ndihmojnë ushtarët të lokalizojnë dhe qëllojnë me precizitet armikun gjatë natës.

Bëhet fjalë për brigadën Lancer që shpërndau fotografitë e syzeve për misione që kryhen gjatë natës – që ngjajnë shumë me ato të skenat të videolojës së famshme “Halo”.

Me përdorimin e këtyre syzeve, ushtarët amerikanë nuk do të kenë nevojë të mbajnë sytë vetëm te caku – madje nuk kanë nevojë as t’i shikojnë hartat pasi të gjitha informacionet e nevojshme shfaqen  në xhamat e syzeve.

E deri më tani mbi 4.800 ushtarë amerikanë janë pajisur me këto syze, që do të ndryshojnë rrjedhën e luftërave në të ardhmen. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat