Biden fillon bashkimin e familjeve emigrante të ndara nga kufiri gjatë epokës Trump

Amerika

Biden fillon bashkimin e familjeve emigrante të ndara nga kufiri gjatë epokës Trump

Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara këtë javë do të bashkojnë katër familje emigrantësh të ndara në kufirin SHBA-Meksikë gjatë administratës Trump, thanë zyrtarët amerikanë, një hap i vogël ky drejt përmbushjes së një premtimi të fushatës nga Presidenti Joe Biden.

Familjet do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara me anë të një procesi emergjence të njohur si "lirim humanitar", Michelle Brane, e cila kryeson një task forcë të krijuar nga Biden që synon të ribashkojë familjet e ndara.

"Në këto raste për të cilat po flasim këtë javë, fëmijët janë në Shtetet e Bashkuara dhe prindërit do të vijnë për t'u bashkuar me ta," tha Brane.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) po shqyrton nëse atyre mund t'u jepet statusi i imigracionit afatgjatë, tha ajo.

Lee Gelernt, avokat kryesor për Unionin Amerikan të Lirive Civile, i cili paditi ish-presidentin Donald Trump administratën mbi politikën e ndarjeve, tha se organizata e tij nuk e dinte se sa fëmijë mbeten të ndarë nga prindërit, por që numri ka të ngjarë të ishte më shumë se 1.000.

Administrata e Biden-it është ndeshur muajt e fundit me një rritje të ndjeshme të kalimeve të emigrantëve në kufi, përfshirë të mitur të pashoqëruar dhe familje me fëmijë të vegjël, kryesisht nga Amerika Qendrore.

Administrata Trump, e njohur për qëndrimin e saj të ashpër ndaj imigracionit, miratoi një politikë "tolerancë zero" për të ndjekur penalisht të gjithë kaluesit e paautorizuar të kufirit në pranverën e vitit 2018, duke rezultuar në ndarjen masive të prindërve nga fëmijët e tyre.

Trump e ndryshoi politikën atë verë pas një thirrjeje ndërkombëtare, por avokatët dhe mbikëqyrësit e qeverisë zbuluan se ndarjet filluan para politikës dhe vazhduan edhe pas saj. Në disa raste, prindërit u dëbuan dhe fëmijët mbetën në Shtetet e Bashkuara me të afërmit ose sponsorët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat