Operacioni dramatik, marina amerikane ndalon në det ngarkesën gjigante të armëve ruse!

Amerika

Operacioni dramatik, marina amerikane ndalon në det ngarkesën gjigante të armëve ruse!

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Marina amerikane njoftoi kapjen e një sasie të madhe armësh të paligjshme ruse dhe kineze e cila po transportohej me një anije pa flamur në ujërat ndërkombëtare të Detit Arabik Verior.

Flota e Pestë, e cila është e vendosur në Bahrein, tha se kryqëzori me raketa udhëzuese USS Monterey e pikasi anijen dhe zbuloi ngarkesën gjatë një patrullimi rutinë. operacioni për ndalimin e saj zgjati më pas dy ditë. në deklaratën e saj thuhet se ngarkesa e ndaluar përfshinte dhjetëra raketa anti-tank të prodhimit rus, mijëra pushkë kineze tip 56 dhe qindra mitraloza PKM, snajperë e granatahedhës”.

Armët janë në duart e SHBA-së që po heton tani të zbulojë si vendin e origjinës, ashtu edhe destinacionin e tyre.

Flota e Pestë sqaroi se pas sekuestrimit të ngarkesës së paligjshme, u morën në pyetje anëtaret e ekuipazhit, të cilëve iu dhanë ujë e ushqime përpara se të liheshin të lirë. patrullimet e rregullta të Marinës amerikane në rajon kanë mundur të ndërpresin në mjaft raste transportin e ngarkesave të ngjashme që shpesh financojnë terrorizmin dhe aktivitete të paligjshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat