Transportonin municion me dy kamionë, vidhen nëntë milionë fishekë në Meksikë

Amerika

Transportonin municion me dy kamionë, vidhen nëntë milionë fishekë në Meksikë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Dy kamionë me nëntë milionë fishekë, janë vjedhur kur sulmues të panjohur iu vërsulën kur mësuan për transportimin e armëve në shtetin meksikan Guanhuato.

Përfaqësuesi i fabrikës së municionit, Teknos Juan Ibarola, ka thënë se dy kamionë të mbushur me municion janë vjedhur në autostradë.

Megjithatë, Ibarol pretendon që narko-karteli meksikan që dyshohet për këtë vjedhje, nuk do të ketë ndonjë avantazh, pasi bëhet fjalë për municion të kalibrit të vogël.

E mediat meksikane raportojnë se kartelët kryesisht përdorin kallashnikovë dhe armë të gjata amerikane AR-15 si dhe revole të kalibrit 9 mm.

“Armët e këtij kalibri, ata nuk i përdorin”, ka shtuar Ibarola.

E sigurimin e transportimit të municionit e kishte bërë një kompani që nuk ka ndonjë lidhje me policinë, kurse shoferët janë gjetur pa ndonjë lëndim serioz, pak orë në një zonë malore. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat