Termometri shënon mbi 50 gradë celcius në Amerikën Perëndimore

Amerika

Termometri shënon mbi 50 gradë celcius në Amerikën Perëndimore

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Amerika Perëndimore po karakterizohet nga një valë e temperaturave të nxehta, ndërsa ekspertët shprehen se këto vlera do të jenë normale për shumë vjet.

Dhjetëra e miliona amerikanë janë këshilluar që të kenë kujdes nga këto temperatura shumë të larta, pasi po afrohen tek vlerat e 50 gradë celcius.

Vala është shtrirë në një të tretën e hartës së vendit, nga shteti qendror i Uajominit në Kaliforni, dhe nga veriu, në Ajdaho, në jug, në Arizonë.

Në qytetin e Las-Vegasit, në Nevadë, u thye rekordi prej 45,5 gradë celsius i vënë 16 qershorit 1940, duke e kaluar të mërkurën vlerën me mbi 1 gradë, dhe qyteti është shumë afër rekordit historik prej 47 gradë Celsius.

Meteorologët thanë se në qytetin Feniks të Arizonës jugperëndimore, parashikimet janë për temperatura deri në 48 gradë celsius. Shtetet më të prekura prej valës së fundit po u vijnë në ndihmë qytetarëve me të ashtuquajturat stacione freskimi me ajër të kondicionuar.

Plot 88% e territorit të Amerikës Perëndimore raportohet se është nën thatësi dhe nën monitorim për fenomene të rrezikshme të motit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat