Vetura futet në mes të paradës së LGBTQ, një i vdekur dhe dy të plagosur

Amerika

Vetura futet në mes të paradës së LGBTQ, një i vdekur dhe dy të plagosur

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:49
Florida

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një veturë hyri mes turmës së paradës së komunitetit LGTBQ që po mbahej në Florida.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në Wilton Manors, kur parada e Stonewall sapo kishte nisur.

Sipas mediave, një veturë që ndodhej në radhë me mjetet e tjera në paradë doli me shpejtësi nga rreshti dhe përplasi pjesëmarrësit.

Ende është e paqartë nëse akti ishte i qëllimshëm.

Kryebashkiaku Dean Trantalis e konsideroi incidentin një akt terrorist kundër komunitetit LGTBQ, ndërsa mësohet se shoferi ka thënë që nuk kishte qëllim të vriste njeri, por thjesht këmba i ngeli mes pedalit të gazit dhe atij të frenave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat