Në këtë vend të gjithë qytetarët që vaksinohen kundër Covid-19 shpërblen me 100 dollarë

Amerika

Në këtë vend të gjithë qytetarët që vaksinohen kundër Covid-19 shpërblen me 100 dollarë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Qyteti i New York-ut do të fillojë të paguajë me 100 dollarë njerëzit që vaksinohen kundër Covid-19një, njoftoi të mërkurën kryebashkiaku Bill de Blasio.

Kjo masë do të fillojë që nga e premtja, për këdo që merr dozën e parë të vaksinës Covid-19 në një nga vendet e vaksinimit të qytetit dhe do të paguhet në formën e një karte debiti të parapaguar 100 dollarë.

Qyteti po përballet me raste të reja dhe shtrime në spital sidomos mes personave të pavaksinuar.

Një ditë më parë qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve këshilluan njerëzit dhe të vaksinuarit që të mbajnë sërish maska në ambiente të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat