​Gruaja e Bidenit do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike

Amerika

​Gruaja e Bidenit do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:45
Jill Biden

Zonja e Parë e SHBA Jill Biden do t’i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore për të hequr një objekt të vogël nga këmba e saj e majtë, tha zëdhënësi Michael Larosa.

Siç raporton Reuters, Jill Biden (70) shkeli mbi një objekt ndërsa po shëtiste në plazhin në Hawaii fundjavën e kaluar, tha Larosa.

Ajo do t'i nënshtrohet procedurës në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Presidenti Joe Biden do të shkojë me të, tha Larosa në një deklaratë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat