SHBA: Paketa për infrastrukturën drejt votës përfundimtare

Amerika

SHBA: Paketa për infrastrukturën drejt votës përfundimtare

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 22:11
Senati amerikan

Senati amerikan mbajti një votim procedural të shtunën mbi një paketë dypartiake prej 1.2 trilion dollarësh për infrastrukturën, pasi një seancë të enjten vonë përfundoi pa kompromise, një shenjë se masa do të miratohet në një votim përfundimtar në Senat.

"Ne mund ta realizojmë me një rrugë të lehtë ose të vështirë. Në çdo rast, Senati do t’i vazhdojë punimet derisa të përfundojmë punën," tha udhëheqësi i shumicës demokrate Chuck Schumer në një fjalim para votimit. "Varet nga kolegët e mi republikanë sa kohë do të marrë."

Në një votim 67 vota pro dhe 27 kundër që tregoi mbështetje të fortë dypartiake, senatorët e kufizuan debatin mbi legjislacionin, i cili do të ishte investimi më i madh në dekada për infrastrukturën në SHBA, përfshirë rrugët, urat, aeroportet dhe rrugët ujore.

Votimi procedurial i jep fund debatit mbi projektligjin masiv dhe i hap rrugën votimit përfundimtar nga Senati të shtunën ose të dielën. Tre të pestat e senatorëve- 60 nga 100 gjithsej -ishin të nevojshme për të votuar për të çuar përpara projektligjin.

Paketa, një nga prioritetet kryesore legjislative të Presidentit Joe Biden, do të siguronte dhjetëra miliarda dollarë për të riparuar rrugët dhe urat, përparimin e shërbimit të internetit të shpejtë në të gjithë vendin, zgjerimin e shërbimeve hekurudhore dhe të tjera./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat