Të shtëna në një shkollë të mesme

Amerika

Të shtëna në një shkollë të mesme

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 20:51
Karolinë Veriore

Një shkollë e mesme në Karolinën Veriore është mbyllur pasi u raportua se pati të shtëna brenda saj, ka thënë policia.

Të shtënat u dëgjuan në shkollën “Mount Tabor” në Winston-Salem, shkruan CNN.

“Ne kemi siguruar kampusin dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur që t’i mbajmë nxënësit të sigurt”, shkroi policia. “Po hetojmë se çfarë ndodhi dhe do të ndajmë informacionet kur t’i kemi”.

Pasi të shtënës, nxënësit u transportuan diku tjetër. Menjëherë u panë një numër automjetesh të forcave të sigurisë në të dyja anët e një rruge afër shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat