Melania Trump refuzoi të bënte thirrje për protesta paqësore gjatë trazirave të 6 janarit në Kongresin amerikan

Amerika

Melania Trump refuzoi të bënte thirrje për protesta paqësore gjatë trazirave të 6 janarit në Kongresin amerikan

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 18:30
Melania Trump

Ish-Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump refuzoi të thërrasë protestuesit për protesta paqësore dhe jo të dhunshme gjatë trazirave të 6 janarit në Capitol Hill, thanë burime të njohura me ngjarjet gjatë trazirave të janarit për CNN.

Sipas CNN, ndihmësja e Trumpit, Stephanie Grisham i dërgoi një mesazh Melania Trump më 6 janar, duke e pyetur atë “A dëshiron ajo të shkruajë një koment në Twitter duke thënë se protestat paqësore janë e drejta e çdo amerikani dhe se nuk ka vend për paligjshmëri dhe dhunë”.

Edhe pse ata prisnin një përgjigje pohuese, burimet e CNN thonë se Melania iu përgjigj shkurt me “Jo”.

CNN raportoi në muajin janar se Melania Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë demonstratës dhe nuk i kushtoi shumë vëmendje ngjarjeve para Capitol Hill të shkaktuara nga mbështetësit e politikave të burrit të saj Donald Trump.

Lidhur me pretendimet e Stephanie Grisham, të cilat gjithashtu do të botohen në librin e saj, Trump lëshoi një deklaratë për shtyp në të cilën ai i vlerësoi pretendimet e Grisham si të rreme.

Libri i Stephanie Grisham, i cili do të publikojë detajet e punës me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të dalë në shitje më 5 tetor.

Grisham ishte një anëtare besnike e administratës Trump deri më 6 janar 2021, dhe trazirat në Capitol Hill kur ajo dha dorëheqjen si sekretare e shtypit për shkak se nuk ishte dakord me pikëpamjet e Donald Trump mbi demonstratat që përfshinë Shtetet e Bashkuara në muajin e parë të vitit 2021. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat