Këshillarët e CDC-së shqyrtojnë kategoritë që do të marrin dozën përforcuese të vaksinës

Amerika

Këshillarët e CDC-së shqyrtojnë kategoritë që do të marrin dozën përforcuese të vaksinës

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 22:00
CDC

Një grup këshilltarësh qeveritarë të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë nisur shqyrtimin për të përcaktuar se cilat kategori të popullatës amerikanë duhet të marrin një dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19s të kompanisë Pfizer edhe pse entet rregullatore nuk e kanë miratuar dozën shtesë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave pritet të vendosë së shpejti mbi aplikimin e Pfizer-it për dozën përforcuese, pasi javën e kaluar këshilltarët e agjencisë reduktuan në mënyrë dramatike planet e administratës Biden për doza shtesë për të gjithë popullatën.

Paneli propozoi dhënien e një dozë tjetër vetëm për të moshuarit dhe ata persona shëndeti i të cilëve konsiderohet në rrezik të lartë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve janë ato që vendosin se cilat kategori kualifikohen për të marrë dozën shtesë. Këshilltarët e saj u mblodhën të mërkurën për të filluar diskutimet mbi këtë çështje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat