Do t’ju zhdukim! Kryebashkiakja seksi e Meksikës kërcënon hapur kartelet e drogës

Amerika

Do t’ju zhdukim! Kryebashkiakja seksi e Meksikës kërcënon hapur kartelet e drogës

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 10:22
Sandra Cuevas

Sandra Cuevas, kryebashkiakja më e re e Cuauhtemoc në kryeqytetin Mexico City, ka thënë se do të ketë një fushatë të ashpër kundër krimit të organizuar.

Ajo paralajmëroi edhe kartelet e drogës, duke theksuar se kohës së tyre po i vjen fundi.

Ne do të konfrontohemi me krimin e organizuar, në mënyrë që ai të largohet nga Cuauhtémoc.”

Sipas Milenio.com, Cuevas insistonte se politikat e saj të ashpra kanë mbështetjen e qeverisë qendrore.

Edhe nëse do të ketë mijëra kërcënime, objektivi i garantimit të sigurisë në Cuauhtémoc do të realizohet,” tha Cuevas.

Si pjesë e luftës së saj Cuevas prezantoi planet e kullave të reja të kontrollit të kamerave të sigurisë, për mbrojtjen e rreth 550,000 banorëve të zonës dhe rreth 6 milionë vizitorëve të përditshëm.

Ajo shtoi se kartelet e drogës që do të goditen janë La Unión, Anti-Unión, La Ronda 88 dhe grupi i militarizuar CJNG.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat