Horror/ Mbyti dhe murosi me beton të renë, ndërtuesit e gjejnë poshtë shkallëve nga...

Amerika

Horror/ Mbyti dhe murosi me beton të renë, ndërtuesit e gjejnë poshtë shkallëve nga...

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:15
Joice Maria da Gloria Rodrigue

25-vjeçarja e zhdukur Joice Maria da Gloria Rodrigue, u gjet e varrosur brenda një muri, teksa mbi të ishte hedhur beton për ta mbuluar.

Ajo u shpall e zhdukur në Brazil ndërsa trupi u gjet pasi një ndërtues ndjeu erën e trupit të saj të dekompozuar. Policia gjeti trupin e zhveshur të Joice me një bluzë në qafë pasi hapi një vrimë në murin nga dyshohej se vinte aroma e rëndë.

Policia arrestoi dy të dyshuar, një murator, 56 vjeç dhe një kontraktues 35-vjeçar, që punonin në vendin e ndërtimit dhe tha se ndërtuesi mohoi çdo gjë, por muratori pranoi se vrau gruan e re dhe fshehu kufomën e saj, duke përfshirë edhe kolegun e tij në krim.

Sipas dëshmisë së tij ai kishte kryer marrëdhënie me të renë dhe policia dyshon se pas një debati ndodhi ngjarja horror.

25-vjeçarja që ishte studente, jetonte me burrin dhe dy vajzat e saj Brazil. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat