Shkon mbi 600 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në shtetin amerikan

Amerika

Shkon mbi 600 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në shtetin amerikan

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 14:28
Brazil

Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid ka shkuar në më shumë se 600 mijë në Brazil.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 615 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 600.425.

Numri i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 21.550.730 me 18.172 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit ndërkohë numri i të shëruarve është rritur në 20.665.273.

Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat