Vritet një polic në ditën e tij të parë në terren

Amerika

Vritet një polic në ditën e tij të parë në terren

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 11:00
Dylan Harrison

Një polic në SHBA është qëlluar për vdekje në ndërrimin e tij të parë në terren, njofton “ABCNews”.

Dylan Harrison është qëlluar për vdekje në orët e hershme të së shtunës. Policia ka arrestuar një person për vrasjen. Vrasja dyshohet se ndodhi për shkak të një konfrontimi që pati mes policit dhe personit disa orë para rastit.

Damien Anthony Ferguson u arrestua të dielën për vrasjen. Harrison dyshohet se kishte përdorur armën elektrike gjatë një konfrontimi me Fergusonin të premten mbrëma, pasi ai kishte shkelur rregullat e trafikut.

Ferguson ishte në ndërrimin e tij të parë në terren si polic me gjysmë-orari në Departamentin e Policisë së Alamos. Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe një foshnjë gjashtëmuajshe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat