Kjo është historia e ishullit të kukullave në Meksikë

Amerika

Kjo është historia e ishullit të kukullave në Meksikë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 06:56
Ishulli në Meksikë

Me mijëra kukulla plastike, gjenden të varura në pemët e një ishulli në Meksikë. Kukullat u vendosen atje për të ndaluar, ulërimat e një vajze të vogël që u gjet e mbytur.

Por, besohet se fantazma e vajzës së vogël, është ende në pyllin e errët dhe vizitorët thonë se mund ta dëgjojnë teksa flet natën me sytë e kukullave teksa i ndjekin në pyll.

Me qindra turistë e vizitojnë këtë destinacion, pavarësisht se nuk ishte menduar që të ishte një atraksion turistik.

Kukullat e frikshme, të cilat janë të pisëta dhe të varura në pemët e pyllit u vendosen nga një banor i quajtur, Julian Santana Barrera.

Ai ishte zhvendosur të jetonte në pyll, para se vajza e vogël të ishte mbytur atje dhe thoshte se mund të dëgjonte ulërima dhe hapa në errësirë.

Vajza e vdekur ishte gjetur në një kanal me kukullën e saj.

Ndërsa, Julian fajësonte veten që nuk ishte i aftë ta shpëtonte atë, ndaj i vendosi kukullat në shenjë respekti dhe sipas tij kukullat e varura rreth pyllit janë për të vënë në paqe shpirtin e vajzës.

Kukullat mbeten të paprekura në atë pyll.

Image
Kjo është historia e ishullit të kukullave në Meksikë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat