Një i vdekur si pasojë e shembjes së një vendparkimi në Nju-Jork

Amerika

Një i vdekur si pasojë e shembjes së një vendparkimi në Nju-Jork

Më: 18 prill 2023 Në ora: 23:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e shembjes së një vendparkimi në Manhatan të Nju-Jorkut, një person ka humbur jetën.

Një zyrtar i Departamentit të Zjarrfikësve të Nju-Jorkut tha se gjashtë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga shembja, shkruan CNN.

Ekipet e shpëtimit janë duke kryer kërkime për të parë nëse ka edhe persona të tjerë të bllokuar brenda rrënojave.

FDNY po përdor qen, drone dhe robotë për të lëvizur nëpër pjesë të ndërtesës si dhe për të vlerësuar shembjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat