Nëntë të vrarë, përfshirë një person të armatosur, pas të shtënave në një qendër tregtare jashtë Dallasit

Amerika

Nëntë të vrarë, përfshirë një person të armatosur, pas të shtënave në një qendër tregtare jashtë Dallasit

Nga: A.SH Më: 7 maj 2023 Në ora: 06:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person i armatosur vrau tetë persona dhe plagosi shtatë të tjerë – tre në gjendje kritike – nga të shtënat në një qendër tregtare në Allen, Teksas përpara se të qëllohej për vdekje nga një oficer policie që ndodhej aty pranë, thanë autoritetet, përcjell Bota sot.

Videoja e Dashcam-it që qarkulloi në internet tregonte një person të armatosur që dilte nga një automjet jashtë qendrës tregtare dhe filloi menjëherë të qëllonte mbi njerëzit në trotuar.

Shefi i zjarrfikësve të Allen, Jonathan Boyd, tha se shtatë persona, përfshirë sulmuesin, vdiqën në vendngjarje. Kurse, nëntë të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës, por dy prej tyre vdiqën.

Tre nga viktimat ishin në gjendje kritike të shtunën në mbrëmje, tha Boyd, dhe katër ishin në gjendje të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat