Sulme ndaj gardianëve, Kolumbia shpall emergjencë në burgje

Amerika

Sulme ndaj gardianëve, Kolumbia shpall emergjencë në burgje

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 10:19
Kolumbi

Kolumbia ka shpallur një “emergjencë ” mbarëkombëtare në burgjet pas një sërë sulmesh ndaj gardianëve që lanë një të vdekur, tha Ministria e Drejtësisë.

Masa vjen pasi një roje u qëllua nga dy burra me motor në hyrje të një burgu në Kartagjenën veriore më 10 shkurt.

Sulme të tjera kanë ndodhur në departamentin jugperëndimor të Valle del Cauca, ku autoritetet raportuan se disa roje u plagosën. Mediat lokale thanë se ata ishin qëlluar në një sulm.

“Sapo kemi miratuar unanimisht… shpalljen e një emergjence burgu” për të rritur sigurinë, tha në një konferencë shtypi Ministri i Drejtësisë Nestor Osuna.

Ai tha se masat kishin për qëllim “mbrojtjen e jetës dhe integritetit të rojeve të burgut dhe zhdukjen e plotë të zhvatjes dhe korrupsionit” që vjen nga burgjet.

Para valës së sulmeve, sindikata e gardianëve të burgut kishte kërcënuar se do të hynte në grevë nëse nuk merreshin masat.

“Pamflete kërcënuese u gjetën gjithashtu në burgje të ndryshme”, tha ministria në një deklaratë të veçantë.

Osuna tha se një prokuror special do të caktohet për të hetuar vrasjet e rojeve të burgut dhe një tjetër për të trajtuar zhvatjen dhe korrupsionin në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat