Trump porosit aleatët e SHBA-ve t’i paguajnë borxhet

Amerika

Trump porosit aleatët e SHBA-ve t’i paguajnë borxhet

Më: 17 mars 2017 Në ora: 20:19
Takimi Trump-Merkel

Presidenti amerikan, Donald Trump, të premten i ka thënë kancelares gjermane Angela Merkel se mbështet fuqishëm NATO-n, por ka tërhequr vërejtjen se “aleatët duhet të paguajnë atë që kanë borxh”.

Shumë vende kanë shuma të mëdha borxhesh dhe kjo situatë nuk është e drejtë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Trump në konferencën e përbashkët për media me kancelaren Merkel në Shtëpinë e Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat