Shtete e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Ushtrisë së Bosnjës e Hercegovinës 24 automjete ushtarake të llojit "Humvee", si donacion për të rritur kapacitete e saj mbrojtëse.
Ministrja e Mbrojtjes së BeH-së, Marina Pendes falënderoi SHBA-të për dhurimin e automjeteve, të cilat sipas saj paraqesin një platformë për të përmirësuar forcën mbrojtëse, operacionet e zbulimeve dhe operacionet taktiko-sulmuese, raportojnë mediat lokale.