Sulm në Kaliforni: Një i vrarë dhe gjashtë të plagosur

Amerika

Sulm në Kaliforni: Një i vrarë dhe gjashtë të plagosur

Më: 1 maj 2017 Në ora: 10:01
Vendi ku ndodhi sulmi

Të paktën një grua është vrarë dhe gjashtë persona janë plagosur, pasi një burrë ka shtënë me armë zjarri në një kompleks apartamentesh në San Diego të Kalifornisë, raporton AP, duke i cituar burimet e policisë.

Policia pas sulmit, e vranë personin e armatosur, mirëpo nuk dihen shkaqet e kryerjes së sulmit.

Incidenti ka ndodhur në orën 6:10, sipas orës lokale, në Kaliforni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat