Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të takohet më 25 maj gjatë vizitës në Bruksel me kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claud Juncker dhe kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, transmeton AFP.
“Është e konfirmuar”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i Tusk, Preben Aman.