Trump premton se shumë shpejt do të nominojë shefin e ri të FBI-së

Amerika

Trump premton se shumë shpejt do të nominojë shefin e ri të FBI-së

Më: 13 maj 2017 Në ora: 23:23
Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha të shtunën se do të nominojë shumë shpejt drejtorin e ri të FBI-së, pas shkarkimit të James Comey, i cili ishte duke hetuar mundësinë e lidhjes ndërmjet Rusisë dhe kampanjës presidenciale të Trump.

Trump u tha gazetarëve se ai do të jetë në gjendje të marrë vendimin për pasuesin e James Comey para se të udhëtojë në vizitën e tij të parë jashtë shtetit javën e ardhshme.

“Edhe kjo është e mundshme. Mendoj se procesi do të shkojë shpejt”, tha Trump në bazën Air Force One, para nisjes drejt Lynchburg, në  Virxhinia.

Sipas tij, kandidatët e mundshëm janë shumë mirë të njohur, dhe se janë njerëz të respektuar dhe të talentuar.

“Kjo është ajo që ne dëshirojmë për FBI-në”, ka thënë ai, transmeton Reuters.

Kritikët kanë sulmuar Trump për shkarkimin e Comey, i cili po drejtonte hetimet e FBI-së lidhur me përfshirjen ruse në zgjedhjet nacionale vitin e kaluar, dhe mundësinë e lidhjes ndërmjet Moskës dhe kampanjës presidenciale të Trump. Rusia ka hedhur poshtë pohimet.

Demokratët vendimin për shkarkimin e Comey e kanë parë si një përpjekje për të zhdukur provat e FBI-së, akuza këto të cilat Shtëpia e Bardhë i ka mohuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat