Vret foshnjen e tij, dënohet me 70 vjet burgim

Amerika

Vret foshnjen e tij, dënohet me 70 vjet burgim

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 23:12
Tony Morenos

Një burrë që vrau djalin e tij shtatë muajsh duke e hedhur atë nga ura e Arrigonit mbi lumin Connecticut, u dënua me 70 vjet burg, të mërkurën.

Gjyqtari vendosi maksimumin e burgut ndaj 23 vjeçarit nga Connecticut ,Tony Morenos, i cili u dënua në shkurt nën akuzën e vrasjes së një të mituri, shkruan Daily Mail.

“Ana më e errët e një krimi, një baba që vret fëmijën e tij foshnje, flet vetë,” tha Gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Middeltown, Elpedio Vitale.

Policia tha se pasi e hodhi foshnjen, Moreno u hodh edhe vetë dhe u plagos rëndë, por mbijetoi. Moreno dëshmoi në gjyq se ai aksidentalisht lëshoi djalin dhe se nuk kishte për qëllim dëmtimin e tij, pavarësisht se kishte pranuar në polici se ai hodhi foshnjen nga ura.

Të dhënat në gjykatë tregojnë se Moreno shkëmbeu mesazhe në zemërim e sipër me të ëmën e foshnjes, Adrianne Oyola, në minutat para se të kërcente.

Ajo iu lut me ngulm që të mos e lëndonte djalin.

“Gëzoje jetën tende të re pa ne. Ai është i vdekur. Së shpejti do të jem edhe unë,” I shkroi ai nënës së fëmijës.

Marrëdhënia e Morenos me nënën e djalit ishte bërë e tendosur në muajt e fundit, gjë që çoi në vdekjen e Adenit, sipas dokumenteve të gjykatës.

Image
Foshnja
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat