Pasagjerët e tmerruar filmojnë motorin e aeroplanit të kapluar nga flaka derisa ishte duke fluturuar

Amerika

Pasagjerët e tmerruar filmojnë motorin e aeroplanit të kapluar nga flaka derisa ishte duke fluturuar

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 00:53
Piloti i aeroplanit është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin O’Hare të Chicagos

Ky është një moment rrëqethës, kur motori i aeroplanit të avio-kompanisë United Airlines përfshihet nga flaka, pasi një zog u fut brenda tij derisa ishte duke fluturuar.

Piloti i aeroplanit është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin O’Hare të Chicagos.

Pasagjerët e tmerruar kishin parë nga dritaret sesi motori i aeroplanit kishte marrë flakë, moment ky që edhe është filmuar me kamerë amatore.

Por për fat të mirë aterrimi është kryer në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat