Prokurorët ofrojnë format të kufizuar për intervistë me presidentin - Bota Sot
Prokurorët ofrojnë format të kufizuar për intervistë me presidentin

Amerika

Prokurorët ofrojnë format të kufizuar për intervistë me presidentin

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 22:30
Donald Trump, Robert Mueller

Gjatë negociatave për një intervistë të mundshme të Presidentit Trump nga prokurorët, ekipi i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller i ka ofruar Shtëpisë së Bardhë ndryshime në formatin e pyetjeve, duke treguar ndoshta gatishmërinë për të kufizuar disa pyetje që do t’i bëhen Presidentit Donald Trump ose për pranim të disa përgjigjeve me shkrim, sipas një personi që ka dijeni mbi propozimin.

Negociatat mes avokatëve të zotit Trump dhe Prokurorit të Posaçëm që po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, kanë rifilluar ditët e fundit dhe nuk është e qartë nëse do të arrihet një marrëveshje, sipas të njëjtit person i cili foli të enjten në kushtet e anonimitetit. Zoti Trump ka shprehur publikisht dëshirën për t'u intervistuar, por avokatët e tij i kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur propozimet e hetuesve.

Avokatët e zotit Trump thonë se të dyja palët kanë shkëmbyer propozime lidhur me kushte për një intervistë me Presidentin Trump.

Negociatat vijnë në sfondin e sulmeve të përshkallëzuara të zotit Trump ndaj hetimit, përfshirë deklaratën e tij të postuar në twitter që Prokurori i Përgjithshëm t’i jepte fund "menjëherë" hetimin federal lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi të fshehtë, mes njerëzve të fushatës së tij presidenciale dhe Rusisë.

Zoti Trump sulmoi gjithashtu dhe gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-shefit të fushatës së tij presidenciale si pasojë e aktakuzës së ngritur nga ekipi i Prokurorit të Posaçëm.

Të mërkurën sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Sarah Huckabee Sanders, u përpoq të shpjegonte se postimi i zotit Trump nuk "ishte një urdhër" dhe se presidenti nuk po i kërkonte Prokurorit të Përgjithshëm të ndërmerrte ndonjë veprim. “Ishte mendimi i presidentit'', tha ajo./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...