SHBA-të dhe Kanadaja me marrëveshje të re tregtare

Amerika

SHBA-të dhe Kanadaja me marrëveshje të re tregtare

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 09:09
Trump dhe Trendau

SHBA-të dhe Kanadaja kanë arritur një marrëveshje tregtare të re, së bashku me Meksikën, që do të zëvendësoje marrëveshjen aktuale për Tregti të Lirë në Amerikën Veriore (Nafta).

Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) besohet të përfshijë më shumë qasje për SHBA-të në tregun e qumështit të Kanadasë si dhe definim të eksportimit të veturave të kësaj të fundit në SHBA.

Megjithatë, deklarata e përbashkët e SHBA-ve dhe Kanadasë nuk ka treguar më shumë detaje.

Presidenti amerikan Donald Trump për një kohë të gjatë ka tentuar të ndryshojë Nafta-n. Deri vonë është menduar që Kanadaja do të përjashtohej nga marrëveshja finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat