Qindra protestues kundër të propozuarit të Gjykatës Supreme të Presidentit të SHBA, Donald Trump, janë arrestuar në Uashington, ndërsa Kavanaugh është afër konfirmimit në detyrë.
Republikanët deklaruan se një raport i FBI kishte përjashtuar Brett Kavanaugh nga akuzat për sulmin seksual.
Por demokratët thanë se hetimi pesë-ditor ishte "i paplotë" sepse ishte i kufizuar nga Shtëpia e Bardhë.
Senati do të mbajë një votim procedural mbi të propozuarin të premten.
Gjasat që gjyqtari Kavanaugh të fitojë një votim të plotë të Senatit duket se u rritën të enjten pasi dy republikanë, mbështetja e të cilëve do të jetë thelbësore, dhanë llogari pozitive të hetimit të FBI.
Nëse konfirmohet në detyrë në gjykatën më të lartë të Amerikës, 53-vjeçari pritet të ndihmojë konservatorët të dominojnë panelin nëntë anëtarësh, i cili ka fjalën e fundit për çështje të tilla si aborti, kontrolli i armëve dhe rregullat e votimit.
Ndërsa votimmi është afër, gjykatësi e mbrojti neutralitetin e tij në një editorial të >all Street Journal me titull: "Unë jam një gjykatës i pavarur dhe i paanshëm".
Duke folur për dëshminë e tij të zemëruar ndaj Komitetit Gjyqësor të Senatit, ku ai i cilësoi akuzat kundër tij si një "hit i orkestruar politik", ai shkroi: "Unë e di që toni im ishte i mprehtë dhe thashë disa gjëra që nuk duhet të thosha".