Presidenti amerikan, Donald Trump, i është adresuar pak çaste më parë popullit amerikan pas arrestimit të burrit që dyshohet se ua dërgonte pakot-bomba kritikëve të Trumpit.
Ai ka thënë se amerikanët nuk duhet të lejojnë që "dhuna politike të rrënjoset në Amerikë".
Duke komentuar "aktet e fundit terroriste", Trumpi ka thënë: "Ne duhet t'ia dëshmojmë botës se jemi të bashkuar në dashuri dhe paqe dhe harmoni si qytetarë amerikanë".
Pako-bomba u janë dërguar së fundi kritikëve të njohur demokratë të presidencës së Trumpit.
Trumpi ka thënë se është i vendosur që aktet e tilla të ndalen. Ka thënë se do të bëjë çmos që të mos përsëriten aktet e tilla.