Si i vrau 46-vjeçari 8 persona

Amerika

Si i vrau 46-vjeçari 8 persona

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 22:33
Robert Bowers

"Të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin". Me këto fjalë një person i armatosur hyri në sinagogën e Pitsburgut në Pensilvani duke qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave humbën jetën disa besimtare.

Zyrtarët nuk kanë publikuar ende numrin e saktë të viktimave, por mediat në shtetin e Pensilvanisë thonë se deri në tetë vetë u vranë brenda sinagogës Tree of Life.

Byroja Federale e Hetimeve po merr në dorë hetimin e incidentit "pasi ai përkufizohet si një krim urrejtjeje", u tha gazetarëve pranë sinagogës drejtori i sigurisë së Pitsburgut Wendell Hissrich.

Ndërkohë autori i dyshuar është identifikuar si Robert Bowers, nga qyteti i Pitsburgut, i cili mbeti i plagosur.

Mesazhet e mediave sociale të bëra nga Bowres tregojnë urrejtjen e tij ndaj hebrenjve dhe në një mesazh ai deklaron:

"Nuk mund të pres më ndërsa njerëzit e mi masakrohen ... po shkoj".

Presidenti Donald Trump shprehu keqardhje dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë ligjet në lidhje me dënimin me vdekje. Ai tha se njerëzit që kryejnë krime të tilla "duhet të vuajnë me të vërtetë çmimin përfundimtar".

Ai gjithashtu sugjeroi që të shtënat mund të ishin parandaluar nëse kishte brenda një roje të armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat