Duket se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është duke u distancuar nga fati i kandidatëve republikanë për Dhomën e Përfaqësuesve, pasi ditët e fundit para zgjedhjeve të Kongresit, që mbahen nesër, është i përkushtuara për të ndihmuar kandidatët e Senatit dhe për guvernator, sipas agjencisë amerikane AP.
Trump tha se entuziazmi i republikanëve ishte më i madh se ai që kishte parë ndonjëherë, por duket se ka pritshmëri më të ulëta sesa rezultatet e partisë së tij për Dhomën e Përfaqësuesve.
"Mendoj se do të jemi mirë në Dhomën e Përfaqësuesve, por siç e dini, fokusi im kryesor është në Senat, dhe mendoj se ne me të vërtetë qëndrojmë mirë në Senat", tha ai.
Në të ashtuquajturat ndër-zgjedhje, që do të thotë, zgjedhjet në mes të mandatit presidencial, një përbërje e re e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një e treta e të gjithë senatorëve do të zgjidhen të martën.
Për momentin, Partia Republikane ka shumicën në të dyja dhomat e Kongresit - në Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.