Trump zgjedh shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë

Amerika

Trump zgjedh shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:52
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka zgjedhur gjeneralin, Mark Milley në pozitën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane.

Milley, që ka shërbyer si shef i Ushtrisë në tre vjetët e fundit, është emëruar për të zëvendësuar gjeneralin Joseph Dunford, ka njoftuar Trump përmes një postimi në Twitter.

“U jam falënderues këtyre dy burrave të mrekullueshëm për shërbimin e tyre për vendin. Data e tranzicionit do të vendoset”, ka shkruar Trump.

Milley, 60-vjeç, ka studiuar në Universitetin Priceton. Ai ka shërbyer në Irak dhe Afganistan.

Dunford është ish-komandanti i Marinës amerikane dhe komandant i koalicionit të trupave në Afganistan. Mandati i tij në pozitën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm zyrtarisht përfundon më 1 tetor, 2019.

Shtabi i Përgjithshëm përbëhet nga krerët e Forcave Ajrore, Trupave Detare, Marinës dhe Gardës Kombëtare.

Rekomandojmë

27 sirianë kanë kërkuar azil në Kosovë

Kosova në ditë zie për ish-presidentin Bush

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat